Gjenerali dhe kandidati për deputet nga PDK me numrin 7 zhvilloi sonte takime me strukturat e partisë në fshatrat Novolan, Brusnik, Kollë, Vërnicë e Bukosh.
Ai vlerësoi energjinë dhe përkushtimin e anëtarëve të PDK-së dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të ecur përpara drejt objektivave të partisë.
“Bashkë shkojmë Përpara!”, theksoi kandidati gjatë takimeve.






