Një person në Gostivar dyshohet se ka vrarë dhe më pas e ka varrosur një grua.
I dyshuari për këtë rast është një 53-vjeçar me inicialet S.M., ndaj të cilit është paraqitur kallëzim penal.
Sipas Policisë, fillimisht djali i të ndjerës raportoi zhdukjen e nënës së tij, ndërsa gruaja e të dyshuarit bëri të mundur që rasti të zbardhej.
“Në një bisedë zyrtare në stacionin policor, Gj.V. ka pranuar se bashkëshorti i saj, S.M., e kishte vrarë viktimën H.A. me pistoletë dhe ka treguar vendin ku e kishte varrosur”, thuhet në njoftim.






