spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës

Një ditë para protestës së paralajmëruar për 13 dhjetor në Shkup, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka intensifikuar mobilizimin brenda dhe jashtë Kosovës, duke paralajmëruar pjesëmarrje masive në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Kjo protestë vjen pas disa tubimeve të mbajtura më herët në Prishtinë, Tiranë dhe qytete të tjera, të cilat, sipas veteranëve, synojnë të ngritin zërin kundër një procesi të padrejtë dhe politikisht të motivuar.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se interesimi për protestën është tejet i madh, sidomos nga qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut. Ai parashikon rreth 20 mijë pjesëmarrës nga të dy vendet.

“Interesimi është shumë i madh nga qytetarët e Kosovës, sidomos nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ne presim numër të madh protestuesish, rreth 20.000 nga të dy shtetet, megjithëse interesi më i madh vjen nga Kosova”, tha Gucati.

Ai shtoi se OVL-UÇK ka marrë mbështetje nga të gjitha partitë politike në të dy shtetet, ndërsa në protestë pritet të marrin pjesë edhe kryetarë komunash, kryesisht nga Kosova. Gucati u bëri thirrje partive politike që ta përkrahin protestën dhe të kontribuojnë në mobilizimin qytetar për mbrojtjen e vlerave çlirimtare.

“Kemi marrë mbështetje nga të gjitha partitë politike në Kosovë dhe Maqedoni. Do të ketë pjesëmarrje edhe nga kryetarë komunash të të dy shteteve, sidomos nga Kosova. I bëj thirrje partive politike që të mbështesin protestën dhe të bëjnë thirrje për çlirimtarët”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit