spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

‘Vullnetarë’ rusë financojnë manastiret serbe në Kosovë

Faqja propagandistike dhe e njohur për përmbajtje tendencioze “Kosovo i Metohija”, ka publikuar një postim me një grup vullnetarësh rusë dhe serbë të cilët kanë organizuar tre turne sportive bamirëse në Beograd, Vishegrad dhe Rashkë, me qëllim mbledhjen e fondeve për Manastirin e Shën Petkës në veri të Kosovës.

Sipas përmbajtjes së publikuar nga kjo faqe, aktivitetet u mbajtën në fund të tetorit.

Një turne në Rashkë ishte i dedikuar Slavës së Shën Petkës, ndërsa banorët kontribuuan duke organizuar një turne në fushën e tyre lokale dhe duke siguruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Po sipas shkrimit, shumat e mbledhura të parave janë transferuar në llogarinë e manastirit.”Për tri ditë organizuan tri turne vëllazërore dhe vizituan edhe vende historike në Višegrad dhe Rashkë”, thuhet në postim.

Organizatorët thonë se aktivitetet e tyre nuk janë ndjekur nga mediat, ndërsa videot dhe fotot e turneve janë publikuar në profilin e tyre në Instagram.Shkrimi i publikuar nga “Kosovo Metohija” përputhet me narrativat e zakonshme të faqes, e cila shpesh raporton për temat e Kosovës me tendencë të qartë, nxitjen e propagandës.

Nocioni “Metohija”, pavarësisht se daton që nga mesjeta apo shekulli 11-të dhe është term kishtar, ky nocion vazhdon edhe sot të përdoret në diskursin publik, formal dhe joformal, nga popullsia serbe që jeton në Kosovë, por edhe nga drejtuesit e lartë të institucioneve të Kosovës që përfaqësojnë bashkësinë serbe.

Termin “Metohija”, ata gjithmonë e përdorin si ndajshtesë kur përmendin Kosovën, duke iu adresuar si “Kosova dhe Metohija”.

Por, ekspertët e fushës së historisë dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, pajtohen lidhur me prejardhjen e termit “Metohija” dhe thonë se ky term, nënkupton hapësirën që sot në Kosovë është rajoni i Dukagjinit.

Ismajl Hasani, profesor i sociologjisë së religjionit dhe njohës i zhvillimeve dhe fenomeneve politike në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, në disa raste është më e matur në përdorimin e këtij termi, se sa qarqet, siç i quan ai, ultra-nacionaliste.

Përdorimi edhe sot i një termi kishtar, “Metohija” si ndajshtesë për Kosovën, sipas tij nuk është i rastësishëm.

“Tani, ky term përdoret për qëllime të caktuara, për të fuqizuar pjesën e rajonit të Dukagjinit, e që nuk bëhet rastësisht. Do të thotë, është e qëllimshme, për të ndërprerë të ashtuquajturin “rripin e vazhdueshëm” etnik shqiptar, që përfshin pjesën e Kosovës, Dukagjinin, Shqipërinë veriore dhe deri në jug të Shqipërisë, brigjet e detit Jon”, tha profesor Hasani.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesor Drançolli. Sipas tij, “Metohija’” , si ndajshtesë për emrin e Kosovës, është shpikje politike dhe jo shkencore.

“Dihet qartë se aspekti etnik në Kosovë është në favor të shqiptarëve, 90 për qind. Tash, në këtë kontekst, këto nocione, që paraqiten si recidiva të shekujve të kaluar, kanë këtë qëllim, ndarjen e Kosovës në dy pjesë”, theksoi profesor Drançolli.

Por, ministri Jabllanoviq, shpreh mendimin se askush nuk duhet të ndjehet i ofenduar pse serbët, përfshirë edhe atë, i referohen Kosovës me ndajshtesën “Metohija”.

“Nëse dikush që e dëgjon shprehjen “Metohija”, e gjen veten të ofenduar, atëherë ai duhet të ndikoj në disa qarqe më të gjera, në mënyrë që në Serbinë qendrore, në shkolla të mos mësohet se kjo quhet Kosova dhe Metohija”.

Në anën tjetër, profesor Hasani, vlerëson se përdorimi i termit “Metohija” nga qarqe të caktuara në Serbi dhe Kosovë, përfshirë edhe politikanët serb në institucione të Kosovës, nuk i takon sfondit të termeve pezhorative, të cilat nuk janë të pazakonta tek përdorimi i popujve të Ballkanit për njëri tjetrin.

“Përdorimi i termit “Metohi” nënkupton përpjekjen për ta relativizuar Kosovënsi entitet shtetëror, politik dhe administrativ, me të cilin mund të zëvendësohet ajo që është humbur, sepse, dikur qarkullonte fjala ‘Kosova, djep i serbizmit’. Ajo humbi dhe tani insistohet që në vend të saj të përdoret sa më tepër që është e mundur termi “Kosovë dhe Metohi’”.

Ndryshe, eksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Riza Smaka, thotë se sipas Kushtetutës së Kosovës, emërtimi i vendit është Kosovë dhe jo “Kosovë dhe Metohija”, siç përdoret në diskursin formal dhe publik nga ana e politikanëve serbë që janë pjesë e institucioneve të Kosovës.

“Nuk përfillet rendi juridik elementar i shtetit sovran dhe faktikisht, të pranuar ndërkombëtarisht nga një numër impozant i vendeve. Këta janë qytetarë të vendit tonë dhe nuk e marrin për bazë realitetin, por në mënyrë arbitrare e konsiderojnë vendin tonë si “Kosovë dhe Metohi’”.

Sidoqoftë, profesor Hasani, ka vlerësuar se Serbia insiston dhe do të insistoj edhe më tej, në përdorimin e termit “Metohija”, në mënyrë të qëllimshme, për ta shënuar prezencën e saj, të paktën në mënyrë verbale, në Kosovë./TheGeopost.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit