spot_img
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Gjykata Themelore e qet në rrenë Rozeta Hajdarin: Ia kemi dërguar ftesën me datën 19 nëntor

Sot ishte planifikuar që të mbahej seanca fillestare për skandalin me rezervat shtetërore, ku ministrja në detyrë e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është e akuzuar.

Por, ajo nuk u paraqit fare në gjykatë sot. Kështu që, seanca fillestare u detyrua të shtyhej për një datë tjetër.

Hajdari me anë të një postimi në Facebook u arsyetua se nuk ka pranuar ftesë nga Gjykata Themelore, prandaj nuk ka marrë pjesë në seancën fillestare.

Por, kjo po del që s’është e vërtetë. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi tha se ftesa i është dërguar Rozeta Hajdarit me datën 19 nëntor.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 19.11.2025 përmes postës ka dorëzuar ftesën për të pandehuren R.H. për paraqitje në seancën fillestare të datës 10.12.2025, mirëpo Gjykata deri më tani nuk ka pranuar fletëkthesën për të vërtëtuar nëse e njëjta ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt apo jo.”, tha Gashi në përgjigjen e saj.
Seanca është shtyrë për datën 13 janar në ora 09:30.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit