Big Brother po ‘troket’ e bashkë me të edhe ‘Fan Club’, për edicionin e 5-të.
Raportohet se Egli Tako do jetë prezantuesja e Fan Club për edicionin e pestë të Big Brother Albania Vip dhe në rolin e Producentit Ekzekutiv do të jetë as më pak e as më shumë, por Ronaldo Sharka.
Pavarësisht kritikave që ai bëri ndaj Eglit si një banore e Big-ut të vjetshëm, u duk afrimitet mes tyre, pas publikimit të këngës ‘Jetë’ të Takos. E, mesa duket kanë krijuar edhe miqësi, aq sa për të propozuar emrin e saj si moderatore e një sipërmarrjeje jo të lehtë.






