Limaj për Shiroka-Pulën: E njoh prej vitesh, është grua me energji pozitive dhe të jashtëzakonshme

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur me vlerësim të lartë për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se me të ka punuar për katër vjet.

Limaj tha se Shiroka-Pula nuk është emër i panjohur për publikun, duke përmendur profesionin, angazhimet dhe kontributin e saj ndër vite.

“Kemi punuar katër vite bashkë. Emri i presidentes nuk ka qenë i panjohur për shkak të profesionit të saj dhe angazhimeve, për shkak të sjelljes së saj në vitet ’80 dhe ’90”, tha Limaj.

Ai e përshkroi Shiroka-Pulën si një grua me energji pozitive, të suksesshme dhe komunikuese, duke vlerësuar edhe rolin e saj si familjare dhe bashkëpunëtore.

“Kam fjalët më të mira për presidenten Justina Shiroka-Pula, edhe si familjare, edhe si bashkëpunëtore, edhe si intelektuale, edhe si grua, për aq sa unë e njoh dhe besoj që e njoh goxha mirë”, u shpreh ai.

Limaj tha se e sheh zgjedhjen e saj si presidente si një zhvillim pozitiv dhe theksoi se ka respekt të madh për të.

“Një gjë është e sigurt, që unë e besoj, qysh e njoh unë presidenten, energji negative nuk ka. Dhe di me thënë edhe jo dhe po. Kam respekt të jashtëzakonshëm për të”, deklaroi Limaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit