spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ish ushtarja Velvetie Zogaj: Të gjithë ata që tentojnë ta baltosin UÇK-në e ushtarët do t’i baltosin duart e tyre

Në emisionin Pressing, ku po rrëfehen tri ushtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Shyhrete Kastrati, Velvetie Zogaj dhe Demrije Salihaj – është shpalosur një panoramë e sinqertë e përjetimeve të luftës, sakrificave dhe barrës që kanë mbajtur gratë luftëtare.

Velvetie Zogaj ka dhënë një prej deklaratave më të drejtpërdrejta të mbrëmjes, duke folur për krenarinë e brezit që iu bashkua UÇK-së dhe sfidat që kanë përballuar si gra në luftë dhe pas saj.

“Jemi brezi që kemi kaluar nëpër shumë sfida e vështirësi, por kemi qenë brezi më me fat që i takojmë UÇK-së, projektit më të madh shqiptar të fundshekullit të kaluar. Nuk e di si do të isha sot po të mos isha pjesë e luftës, nuk e di si do ndihesha po të mos i kisha njohur gjithë ata heronj. Lufta është krenaria jonë më e madhe. Askush s’e do luftën, por kush e do lirinë duhet të jetë i përgatitur për luftë – dhe ne e deshëm lirinë,” tha ajo.

Zogaj theksoi se gratë e UÇK-së kanë mbajtur një barrë të dyfishtë, duke u përpjekur të jenë shembull për brezat që vinin. Ajo tregoi se edhe pas luftës çdo veprim i saj ka qenë i peshësuar me faktin se ka qenë ushtare e UÇK-së, një përgjegjësi që e shoqëron edhe sot.

“Kemi mjaft shumë të flasim e të kujtojmë për luftën, ne si luftëtare të lirisë, gratë, kanë bartë një barrë, edhe më të madhe se meshkujt, sepse jemi munduar të jemi shembull për brezat e rinj. Gjithë vitet e pasluftës, as veprimin më të vogël nuk kam arrit ta bëj e të mos mendoj që unë jam ushtare e UCK dhe a më takon ta bëjë këtë, kjo do të na shoqërojë gjithë jetës”, tha Zogaj.

Sipas saj, sulmet dhe ofendimet ndaj UÇK-së shpesh kanë qenë më të rënda se plagët e luftës. E prej studios ajo dha një mesazh të prerë:

“Të gjithë ata që tentojnë të hedhin baltë mbi UÇK dhe ushtarët e UÇK-së, ata vetëm duart e tyre do t’i baltosin. UÇK nuk pranon asnjë njollë, asnjë baltë. Është një diamant që balta nuk i ngjitet,” u shpreh Velvetie Zogaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit