spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

A po vazhdon numërimi në QNR në Mitrovicë, flet prokurori Peci

Shpëtim Peci, prokurori i ngarkuar me hetimi për dyshimet lidhur me vjedhjen e votave në Mitrovicë të Jugut ka folur lidhur me çështjen.

Ai thotë se po pritet ekipi i KQZ-së, të bëjë verifikimin e fletëvotimeve.

“Jemi duke e pritë ekipin e KQZ-së që me I sqaru çështjet teknike të fletëvotimeve. Aktualisht jemi në Qendrën Komunale të Numërimit, kështu që për rezultatet e mëvonshme të hetimeve do të flasim më vonë”, tha prokurori.

Ai njoftoi se ankesa ka ardhur nga numëruesit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë.

“Ka pasë ankesa nga numëruesit në qendrën e numërimit, janë njoftu policia, pastaj prokuroria kështu që jemi duke pritur KQZ-së”, sqaroi prokurori.

Shpëtim Peci kur është pyetur për konfliktin e interesit, pas dyshimeve që ngritën nga Partia Demokratike e Kosovës për afërsi me Faton Pecin, tha shkurt se ishte kujdestar.

https://www.youtube.com/shorts/xu3j6MsxgCI

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit