Tre të lënduar në aksidentin në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, vetura përfundon jashtë rrugës

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në segmentin rrugor nëpër fshatin Sllatinë, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka deklaruar Zahiti.

Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar se çka ka çuar deri te vetaksidenti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit