spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, sikur i dha sinjal sulmit serb në familjen Jashari

Diplomati amerikan, Christopher Hill po jep dëshminë e tij në Hagë.

I pyetur nga mbrojtja nëse ambasadori Gelbard i ishte referuar UÇK-së si organizatë “terroriste”, Hill u përgjigj: “Po”.

Ai shpjegoi se Gelbard ishte bazuar në përvojën e tij në Amerikën Latine kur e cilësoi në atë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikurse kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka provë për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar – nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, sikur u jep sinjal serbëve të lëviznin kundër tyre”, tha Hill.

Hill shtoi se Gelbard më pas mori qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve, pas ngjarjes në Prekaz, duke përfshirë edhe një bisedë të ashpër me Millosheviqin.

“Millosheviqi më pas deklaroi se ai nuk donte të takohej më me Gelbard. Gjithë çështja në maj filloi me fjalimin apo komentet e Gelbardit nga përvojat e mëhershme”, tha Hill.

Ai theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë një mekanizëm për ta shpallur një organizatë të huaj si terroriste, dhe sipas tij, ato nuk e kanë cilësuar kurrë të tillë UÇK-në.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit