Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin që i dhanë në zgjedhje, duke i mundësuar mandatin e dytë.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Idrizi tha se fitorja është meritë e secilit që ka besuar në vizionin e tij dhe ka kontribuar në këtë proces demokratik.
“Fitorja e sotshme është e gjitha meritë e secilit prej jush që ka besuar fuqishëm nga dita e parë në vizionin tonë, duke na nderuar me mandatin tonë të dytë. Do të vazhdoj të jem kryetari i të gjithë qytetarëve, pa dallim,” – u shpreh Idrizi.
Ai shtoi se në mandatin e ri Vushtrrinë e presin projekte të mëdha dhe ftoi qytetarët që të bashkohen në festën e fitores sonte në orën 21:00 në sheshin “Adem Jashari”.






