“Ethet” e balotazhit: Kurti ‘ia huq’ në një postim në Facebook, pastaj e largon

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ose ekipi i tij menaxhues i rrjeteve sociale ka bërë një gabim të vogël në një postim në faqen zyrtare të Kurtit.

Në orët e pasdites, Kurti publikoi një video-mesazh në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke bërë thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Mirëpo, në postimin e tij të parë, Kurti ose ekipi i tij menaxhues i rrjeteve sociale, kishte harruar të largonte “urdhrin” që kishin marrë për postimin e videos.

“Postone pastaj në fb dhe insta”, thuhej në mbishkrimin e videos të parë të publikuar në faqen zyrtare të kreut të LVV-së.

Postimi është larguar më pas nga faqja e kryeministrit në detyrë, duke u ripostuar më pas me mbishkrimin e vetëm: “Të dashur qytetarë, këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit