spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Çitaku për presionet e Kurtit dhe Sveçlës: Mos abuzoni me pushtetin, lini të lirë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në orët e fundit. Ajo ka dënuar rastet si ai në Mitrovicë dhe një në Prishtinë, ku Xhelal Svela xhiroi një qytetar me telefon.

“Si sekretare e përgjithshme e një subjekti politik dhe si njeri që ka qenë aktivisht e angazhuar në politikë këto 25-6’ vitet e fundit e di që për çdo zyrtar, zgjedhjet janë vendimtare dhe është e natyrshme angazhimi. Por është shumë me rëndësi mënyra se si angazhohesh. Është shumë e rëndësishme që të mos ketë intimidim, të mos ketë frikësim e abuzim me pushtetit.

Njerëzit që janë të veshur me pushte, të kenë kujdes. Kemi pa një ngjarje edhe në Prishtinë sot, ku një njeri i veshur me pushtet, xhiron një qytetar”, ka thënë Çitaku.

“Shfaqje të tilla duhet të dënohen. Qytetarët të lihen të lirë. Të mos abuzojnë me resurset shtetërore.

Ftoj të gjithë akterët politik dhe çdo person që ka përgjegjësi publike, që të mos kontribuojnë në asnjë formë në tensionimin e situatës në asnjë komunë të vendit, por t’u mundësojnë qytetarëve që të votojnë qetë dhe në mënyrë demokratike.

Le ta mbajmë këtë ditë demokratike deri në fund, me respekt ndaj secilit votues”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit