Këshilltarja e Vjosa Osmanit realizon fotosesion te Fadil Berisha në New York, merr vëmendjen me ndryshimin drastit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktualisht këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një fotosesion të ri artistik, të realizuar në studion e fotografit të njohur shqiptar në New York, Fadil Berisha.

Fotografitë, të cilat Kadaj-Bujupi i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, zbulojnë një transformim të dukshëm në stil dhe paraqitje.

Ajo shfaqet më e kuruar, më elegante dhe me një prani më të theksuar para kamerës, ndërsa ruan një element që gjithmonë e ka karakterizuar: flokët e saj kaçurrela, të cilat i japin pamjes një karakter krejtësisht unik.

Donika Kadaj Bujupi (Foto: Fadil Berisha)

Donika Kadaj Bujupi dikur

Në këtë projekt fotografik, Donika vjen me një imazh më të rafinuar dhe modern, duke e kombinuar natyrshmërinë e saj karakteristike me një estetikë të re vizuale.

Ndjekësit kanë vlerësuar jo vetëm pamjen e saj të sofistikuar, por edhe mënyrën se si ajo ka arritur të evoluojë stilin personal ndër vite.

Donika Kadaj Bujupi (Foto: Fadil Berisha)

Kadaj-Bujupi, e cila dikur ka qenë pjesë e skenës politike fillimisht si deputete e AAK-së dhe më pas e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë ka marrë një rol të ri dhe të rëndësishëm në kabinetin e presidentes.

Donika Kadaj Bujupi (Foto: Fadil Berisha)

Ky fotosesion vjen si një paraqitje e re e saj në sferën publike, duke reflektuar një kombinim të profesionalizmit dhe estetikës personale. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit