Çfarë ndodhi? Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova” përfundon në spital

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa Veseli ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga prapaskenat e klipit të ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Pamjet e publikuara mbrëmjen e kaluar në Instagram tregonin Anisën gjatë xhirimeve intensive, që duket se janë zhvilluar në kushte të vështira dhe deri në orët e vona të natës.

Në disa prej videove, Anisa shihej duke realizuar skena në ujë, një detaj që i ka dhënë një ndjesi dramatike klipit, por që sipas të gjitha gjasave i ka kushtuar me shëndetin. Burime pranë ekipit të produksionit bëjnë me dije se xhirimet janë zhvilluar në ambiente të hapura, gjatë natës, në temperatura të ulëta, gjë që ka ndikuar që artistja të ftohet rëndë.

Vetë këngëtarja ka ndarë një Story nga spitali, ku shihet me serum në dorë dhe mbishkrimin shkurt: “Gjendja sot”.

Çfarë ndodhi? Ish-banorja e "Big Brother Vip Kosova"
Çfarë ndodhi? Ish-banorja e "Big Brother Vip Kosova"

Edhe pse Anisa nuk ka zbuluar ende datën e publikimit të projektit të ri, fakti që xhirimet kanë përfunduar lë të kuptohet se kënga është drejt finalizimit.

Këngëtarja nuk ka dhënë ende asnjë reagim tjetër publik, por burime të afërta bëjnë me dije se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe do të kthehet shumë shpejt në formë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit