Dyshohet për kanosje mes kandidatëve në Vushtrri – policia konfirmon rastin

Një incident i dyshuar për kanosje është raportuar sot rreth orës 17:30 në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas informacioneve fillestare, rasti lidhet me një kanosje që dyshohet se përfshin kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, dhe kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen,” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësive eventuale, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar persona të arrestuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit