Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, rrugët e Klodian Mihajt dhe Alice Masellit u ndanë, duke i dhënë fund lidhjes së tyre që kishte vazhduar edhe gjatë kohës sa ai ishte pjesë e formatit.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend, marrëdhënia e Klodit me partneren italiane ishte një nga arsyet që e bënte të hezitonte të krijonte një lidhje më të afërt me Elijona Binakajn.
Megjithatë, pas daljes nga formati dhe përfundimit të raportit me Alicen, ai dhe Elijona vendosën ta vazhdojnë njohjen jashtë kamerave, duke e konfirmuar publikisht romancën e tyre.

Foto: Instagram
Së fundmi, publikimi i një fotografie ku Klodi dhe Elijona shfaqen duke u puthur ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Shumë përdorues të TikTok-ut kanë shpërndarë imazhin edhe në profilin e Alice, duke e etiketuar dhe komentuar vazhdimisht.
Përballë kësaj situate, Alice ka vendosur të reagojë publikisht, duke u kërkuar ndjekësve të ndalojnë përfshirjen e saj në historinë e ish-partnerit.
“Njerëz, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt, shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre dhe jo në të miat. Unë kam ecur përpara, faleminderit”, theksoi mes tjerash.








