“Po jetoj një jetë të dyfishtë me dy të dashuruar… por përballimi i sekretit po fillon të më prekë…”

Kam blerë një telefon të dytë me shpresën që e dashura ime të mos zbulojë se po e tradhtoj.

E takoj vetëm në fundjavë, ndërsa gjatë javës jetoj me një grua tjetër.

Është një situatë e çmendur dhe nuk kam pasur kurrë qëllim të jem i pandershëm.

Jam me të dashurën time që kur ishim adoleshentë. Tani jemi të dy 25 vjeç.

Së fundmi kam punuar me një kontratë tre-mujore, rreth 480 kilometra larg shtëpisë.

Jemi dy persona që po instalojmë një sistem kompjuterik dhe po qëndrojmë në një bujtinë.

Natën e parë shkuam në lokalin e zonës dhe tri gra na kërkuan t’i bashkoheshim ekipit të tyre për një mbrëmje me pyetje (kuiz).

Ato ishin shumë argëtuese dhe njëra prej tyre më tërhoqi menjëherë. Ajo është 27 vjeçe dhe shkëmbyem numrat e telefonit për natën tjetër të kuiz-it.

Më pas e pyeta nëse do të pranonte të takoheshim vetëm. Dolëm për një pije dhe përfunduam duke u puthur. Ajo mendonte se isha beqar.

Më pas shkuam në banesën e saj dhe bëmë seks. Ajo ishte shumë e guximshme dhe e çlirët. Nuk pushoja së menduari për të dashurën time, e cila është e turpshme dhe e rezervuar.

Fillova të mendoja se duhej t’i jepja fund lidhjes sime, por nuk ka qenë aspak e lehtë.

E dashura ime po këmbëngul që të fejohemi, një bisedë që unë po përpiqem ta shmang.

Bleva një telefon tjetër për ta mbajtur të ndarë jetën time të fshehtë dhe i kam thënë të dashurës se kontrata ime është zgjatur. Në të vërtetë, unë thjesht punoj çdo javë nga apartamenti i të dashurës sime tjetër.

Mashtrimet dhe fshehtësitë kanë filluar të më rëndojnë. Fundjavën e kaluar, telefoni im i ri ra nga çanta sepse kisha harruar ta vendosja në heshtje.

M’u desh të improvizoja menjëherë kur ajo më pyeti se i kujt ishte telefoni.

Tani jam në një situatë shumë të rrezikshme. Dua t’i mbaj të dyja këto gra në jetën time, por mendoj se po mashtroj veten!!

Përgjigja e psikologes: Po, koha po mbaron. Njëra prej tyre do ta zbulojë të vërtetën. Por nëse i jep fund njërës lidhje tani, ke të paktën një mundësi për të ruajtur tjetrën.

Tërhiqu pak dhe merr një vendim të qartë. Shkruaji në letër të mirat dhe të këqijat e secilës marrëdhënie. Mos u përqendro vetëm te jeta seksuale, edhe pse duket qartë se për ty ky është një faktor i rëndësishëm.

Mendo edhe për lidhjen emocionale, komunikimin dhe të ardhmen tënde, duke përfshirë nëse do të zhvendosesh pranë të dashurës së re ose si mund të funksionojë marrëdhënia juaj në të ardhmen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit