I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt lajmërohet nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, është lajmëruar mbrëmjen e sotme nga Deçani, prej nga ka bërë të ditur se nuk pranon t’u dorëzohet hetuesve, por vetëm pjesëtarëve të njësisë speciale FIT.

Dorasi ishte lokalizuar dhe kishte shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, pasi t’i jepej mundësia të bisedonte me familjarët.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, gjatë komunikimit përmes interfonit me vëllain e tij, Sylaj kishte kërkuar dhjetë minuta për të folur me familjen para se të dorëzohej.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka konfirmim zyrtar se ai është dorëzuar apo arrestuar.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa Albert Sylaj dyshohet për përfshirje në këtë rast.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit