Kandidati për kryetar të komunë të Vushtrris, Ferit Idrizi po merr pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë.
“Bashkë me gjeneralin Rrahman Rama dhe mikun tim, kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, në protestën gjithëkombëtare në Tiranë. LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”, shkruan Idrizi.
Protesta ka nisur në orën 17:00 dhe mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshi “Skënderbej” në Tiranë.










