spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Barcelona monitoron sulmuesin e Kosovës që trondit Suedinë

Paraqitjet fantastike të Fisnik Asllanit kanë marr vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane.

Ylli nga Kosova i cili pas një sezoni fantastik që pati me Elverberg në Bundesligën 2, sezonin e kaluar, po vazhdojnë të shkëlqej edhe me skuadrën e Hoffenhaim në Bundesligën gjermane.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, Fisnik Asllani po monitorohet nga Barcelona.

23-vjeçari ka një klauzolë lirimi në verën e ardhshme, e për këtë është e informuar edhe skuadra e Barcelonës.

Kjo do të ishte një hap i madh në karrierë për Fisnik Asllanin, i cili ditë më parë deklaroi se Barcelona është klubi i ëndrrave.

“Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë FC Barcelona, gjithmonë kam dashur të luaj atje”, deklaroi ai Sport Bild.

Kujtojmë që Asllani ishte golashenues për Kosovën në fitoren fundit 1-0 ndaj Suedisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit