spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

E jashtëzakonshme, Fisnik Asllanit i rritet vlera për kaq milionë euro në treg

Fisnik Asllani ishte hero i mbrëmshëm i Kombëtares së Kosovës.

Sulmuesi i Hoffenheimit e shënoi golin e fitores historike të Dardanëve ndaj Suedisë në fitoren 1:0, për t’i afruar Verdhekaltrit me “play-off”-in e Botërorit 2026.

E forma që e shfaqi në këtë fillim sezoni në Gjermani, ku i shënoi 4 gola në Bundesligë, por mbi të gjitha goli i mbrëmshëm me ekipin e Franco Fodës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.

Faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve – Transfermarkt ia ka rritur sot për plot 10 milionë vlerën kartonit të futbollistit 23-vjeçar.

E jashtëzakonshme, Fisnik Asllanit i rritet vlera për kaq milionë euro në treg - Insajderi - AS 1000x337

Nga 19 qershori i këtij viti, vlera e përfaqësuesit kosovar ishte 8 milionë euro, ndërsa prej sot ajo është plot 18 milionë euro, duke e bërë atë njërin prej futbollistëve më të vlefshëm shqiptarë të momentit.

Natyrisht, nëse vazhdon me formë të tillë atij do t’i rritet vlera përsëri

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit