Ndeshja me Serbinë është shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare. Kjo përballje është cilësuar si “jetike” për fatet e kuqezinjve në Kupën e Botës 2026.
Një duel, i cili për shkak edhe të së kaluarës vazhdon të bëjë shumë zhurmë dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë tifozëve dhe jo vetëm. Në një postim të FSHF-së, ku zbulohet axhenda e kësaj përballjeje, një koment bie në sy.
Është ai i Taulant Xhakës, i cili ka komentuar disa flamuj shqiptarë. Ish-mesfushori i kuqezinjve është “tmerri” i kundërshtarëve, pasi të gjithë i mbajmë mend ato momente ku në mes të Beogradit kapte me grushte çdo serb që shkelte fushën.
E në prag të sfidës së “jetës”, Xhaka ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares, për t’i dhënë mbështetjen maksimale dhe për t’i motivuar për të marrë një rezultat pozitiv.
Përballja me Serbinë do të luhet ditën e nesërme në Leskovac në orën 20:45.









