spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Përpara ndeshjes me Suedinë, Zhegrova merr mesazh motivues nga Juventusi në gjuhën shqipe

Klubi italian Juventusi i ka uruar suksese sulmuesit Edon Zhegrova përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Më e veçanta ishte se urimi i “Zonjës së Vjetër” ishte shkruar në gjuhën shqipe.

“Fat të mbarë, Edon! Me kombëtaren e Kosovës, lojtari më i ri i Bianconerëve do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës”, shkruan gjiganti italian në “Facebook”.

Ende nuk dihet nëse Zhegrova do të jetë titullar ndaj Sllovenisë, pasi ka sinjale se trajneri Franco Foda mund t’i qëndrojë besnik formacionit që i solli pikët e plota kundër Suedisë.

Përballja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit