spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Dy vite më parë shiste në rrugë, sot trajneri Skaloni e thërret në kombëtaren e Argjentinës

Trajneri i kombëtares argjentinase, Lionel Skaloni, ka befasuar me përfshirjen e disa lojtarëve të rinj për miqësoret ndaj Venezuelës dhe Porto Rikos, por më shumë vëmendje mori 21-vjeçari Lautaro Rivero, ish-shitës ambulant në rrugë, një histori frymëzuese suksesi.

Rivero, mbrojtës qendre me këmbë të majtë, tërhoqi vëmendjen e River Plejt, klub i cili aktivizoi klauzolën e rikthimit për ta pasur në dispozicion për Botërorin e Klubeve. Para ngritjes së tij në futboll, jeta e Rivero ishte e vështirë. Deri pak vite më parë, ai shiste në rrugë për të ndihmuar familjen.

I lindur dhe rritur në Moreno me 5 vëllezër e motra, Rivero e filloi futbollin në klubin lokal Los Hakones, më pas kaloi te Vija Luro Norte dhe La Viktoria, derisa në moshën 14-vjeçare u bashkua me akademinë e River Plejtit.

Fillimisht mesfushor i majtë, gjatësia 1.85 m dhe këmba natyrale e majtë i mundësuan të luajë si qendërmbrojtës, ku dalloi menjëherë. Rivero ka deklaruar: “Dua që familja ime të ketë gjithçka që meriton. Falë saj jam këtu, duke luftuar çdo ditë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit