Kurti takon kongresisten Cammack, flasin për rrezikun e vazhdueshëm që paraqet Rusia për paqen dhe sigurinë rajonale e globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Uashington, takoi kongresisten republikane nga Florida, Kat Cammack.

Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U veçua misioni bashkëzbarkues i Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë amerikane në Kuvajt, si dhe pjesëmarrja e Kosovës për tre herë radhazi si vend mikpritës në ushtrimin e madh ushtarak Defender Europe 25, ku morën pjesë 25 mijë ushtarakë nga 29 vende aleate dhe partnere.

Temë tjetër e diskutimit ishte bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar.

“Kryeministri theksoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga SHBA-ja, për çka kongresistja Cammack e falënderoi, dhe për investimet e mëdha infrastrukturore në vend në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030, të cilat paraqesin një mundësi të mirë edhe për kompanitë amerikane”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kurti dhe Cammack diskutuan gjithashtu për rrezikun e vazhdueshëm që paraqet Rusia për paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit