Sonte u zhvillua nata e pestë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rrisë mbështetjen financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në proceset gjyqësore në Hagë.
“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së”, ka deklaruar mes tjerash Haziri para protestuesve.








