Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, duke thënë se Kosova gjatë këtij muaji është përballur me dy goditje.
Në reagimin e saj, Jashari ka përmendur fillimisht situatën në arsim, të cilën e ka cilësuar si një dështim të madh.
Ndërsa si goditjen e dytë ajo e ka lidhur me një vendim që, sipas saj, prek historinë e Kosovës.
Jashari ka kritikuar institucionet për mungesën e një reagimi dhe veprimi konkret, ndërsa ka kërkuar që vëmendje e veçantë t’i kushtohet procesit të apelit.
Sipas saj, ky proces kërkon profesionalizëm, bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe përgjegjësi, duke e cilësuar atë si një çështje shtetërore.
Në fund, deputetja e PDK-së u ka bërë thirrje partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të ndërmarrin veprime, në mënyrë që qytetarët të mos mbeten, siç është shprehur ajo, “pa një përgjigje”.
Sala Jashari është pjesë e familjes Jashari dhe ka folur më herët publikisht për lidhjen familjare me familjen e Rifat Jasharit. Ajo ka thënë se familjet e tyre kanë ruajtur lidhjen edhe pas luftës.








