Prekëse: “Me recitimet tua jam rritë” – Vëllezërit Zymberi i dhurojnë “Mercedes Benz” artistit shqiptar

Artisti i madh i kombit, Çun Lajçi, ka ndarë sot një gëzim të madh me miqtë dhe dashamirët e tij. Pas mbi gjysmë shekulli krijimtari e 79 vjet jetë, ai u vlerësua me një dhuratë të veçantë nga miqtë e tij në diasporë.

Albini Auto GMBH – vëllezërit Zymberi nga Gjilani, që jetojnë e punojnë në Cyrih, i kanë dhuruar artistit një veturë “Mercedes Benz”, për ta pasur më të lehtë rrugën drejt qyteteve të atdheut, gjithmonë me “kuferin plot libra e mall”.

Një nga dhuruesit, Nexhati, e shoqëroi këtë gjest me fjalë prekëse:
“Jam rritë me recitimet tua… Ti na dhe shpresë për një Kosovë të lirë dhe na frymëzove me vargjet e Fishtës, ndaj e meriton një jetë të dinjitetshme o artisti i Kombit.”

I prekur nga ky vlerësim, Çun Lajçi e quajti dhuratën “kurorën më të çmueshme mbi 50 vjet krijimtari”, duke dëshmuar se malli e fjala nuk plaken kurrë.

Në fund, ai shprehu mirënjohje të thellë:
“Faleminderit Jashar, faleminderit Nexhat! Bamirësia juej u shndritë si dritë e mos u harroftë kurrë, e Zoti kurrë mos ua ngushtoftë as zemrën as sofrën!”

Ky gjest i vëllezërve Zymberi është një shembull i bukur i lidhjes së fortë mes diasporës dhe atdheut, por edhe një dëshmi se fjala e artistit të kombit Çun Lajçi ka frymëzuar breza të tërë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit