Eksperti amerikan, David Phillips, ka mbështetur deklaratat e James Rubin gjatë dëshmisë së tij së sotme në Hagë.
Ai theksoi se Thaçi nuk kishte asnjë përgjegjësi kur bëhej fjalë për operacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
David Phillips, theksoi se fjalët e James Rubin kanë peshë të madhe.
“Rubin ka të drejtë. Thaçi ishte një folës pa autoritet të vërtetë mbi komandantët në terren.
Ai e paraqiste rolin e tij si udhëheqës, por nuk kishte asnjë përgjegjësi kur bëhej fjalë për operacionet e UÇK-së. Fjalët e James Rubin kishin peshë”, tha Philips.









