Komandanti i KFOR-it takon ministrin Vengu, diskutojnë për sigurinë në Kosovë – përmendet edhe dialogu

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë, ku u prit nga ministri Pirro Vengu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralleitnant Arben Kingji.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u diskutua mbi angazhimin e vazhdueshëm të misionit paqeruajtës për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, si dhe mbi rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjeneral Barduani theksoi se KFOR-i mbetet i vendosur të garantojë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet.

“Ai vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e kontingjentit shqiptar në KFOR, duke nënvizuar kontributin e tyre të vyer për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Barduani ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit të qëndrueshëm mes KFOR-it dhe Shqipërisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit