LDK e Vushtrrisë mbanë takim me kandidatët për asamblist, cakton edhe shefin e shtabit zgjedhor

Në kuadër të përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve të 12 tetorit, dega e LDK-së në Vushtrri ka mbajtur takim me kandidatët për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, ku si shef shtabi është konfirmuar Bashkim Gashi.

LDK thotë se është e vendosur ta udhëheqë fitoren për një Vushtrri më të zhvilluar dhe më të drejtë me kandidatin për kryetar Xhafer Tahiri.

Njoftimi nga Dega e LDK në Vushtrri:

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur takim me kandidatët për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, ku u diskutuan strategjitë dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Në këtë takim u konfirmua se Bashkim Gashi do të jetë Shef i Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK-së në Vushtrri.

Me përvojën e tij dhe me përkushtimin e gjithë ekipit, jemi të bindur se fushata e LDK-së do të zhvillohet me përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim të plotë ndaj qytetarëve.

LDK është e vendosur ta udhëheqë fitoren për një Vushtrri më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Xhafer Tahiri ,Kryetar i degës së LDK-së Vushtrri

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit