Kur do të rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Kësisoj, edhe procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, është pauzuar.

Por, pushimit veror i ka ardhur fundi.

Në kalendarin zyrtar të Dhomave të Specializuara bëhet me dije se procesi gjyqësor në lëndën “Thaçi dhe të Tjerët” do të vijojë nga 15 shtatori e tutje.

Më 15 shtator do të fillojë edhe paraqitja e provave të mbrojtjes, si dhe është planifikuar të ftohen edhe dëshmitarë.

Rikthimi në seancat e rregullta do të bëhet pas disa zhvillimeve. Së pari, kërkesa e mbrojtjes u refuzua, duke iu vazhduar paraburgimi ish-krerëve të UÇK-së.

Më pas, Hashim Thaçit iu kufizuan vizitat nga familjarët, duke thënë se është e nevojshme të parandalohen përpjekjet e mundshme të Thaçit për siç thuhet, për të penguar procedurat gjyqësore në çështjen e tij dhe në “Rastin 6”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit