spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Detaje të reja nga sulmi me armë në SHBA, autori mbylli dyert e kishës; u vetëvra në parkingun e shkollës

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në një shkollë katolike në Minesota, SHBA.

Personi i armatosur që hapi zjarr në kishën e Shkollës Katolike të Ungjillëzimit në Minneapolis, duke vrarë dy fëmijë, është identifikuar si Robin Westman, 23 vjeç. Ai kishte ndryshuar gjini në adoleshencë dhe e kishte identifikuar veten si grua.

Westman, i njohur më parë si Robert, qëlloi përmes dritareve me xham të pikturuar drejt fëmijëve që ishin ulur në stolat e kishës rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës, thanë autoritetet. Më pas ai e ktheu armën nga vetja dhe vrau veten.

Të paktën dy nga dyert e kishës ishin mbyllur nga jashtë duke përdorur dërrasa druri 2 me 4 inç. Shefi i policisë lokale, Brian O’Hara, u tha gazetarëve, duke sugjeruar se vrasësi i kishte bllokuar ato për të parandaluar arratisjen e atyre që ishin bllokuar brenda ndërtesës. Pushka, arma e gjahut dhe pistoleta e përdorura nga i riu ishin blerë ligjërisht.

FBI-ja po i trajton vrasjet si një akt terrorizmi të brendshëm dhe një krim urrejtjeje kundër katolikëve.

Sipas KARE 11, nëna e Westman punonte në shkollë , ndërsa ai e ndryshoi emrin në Robin në vitin 2020, kur ishte 17 vjeç.

Një llogari në YouTube, e fshirë tani, që besohet se i përket Ëestman, kishte ngarkuar një tekst që dukej të ishte një manifest vetëm disa orë para sulmit. Video të tjera në të njëjtën llogari tregojnë një pushkë gjysmëautomatike dhe një pushkë gjahu.

Videoja tregon gjithashtu një numër armësh, plumbash dhe karikatorësh, të filmuar në atë që duket të jetë një dhomë gjumi. Në municion dhe armë ka një mesazh racist dhe antisemit, si dhe një mesazh që bën thirrje për vrasjen e Presidentit Trump.

Donald Trump telefonoi Guvernatorin e Minesotës dhe ish-kundërshtarin e saj Tim ëWalz dhe njoftoi se flamujt e Shtëpisë së Bardhë do të ishin në gjysmështizë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit