spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

“Vrisni Donald Trump”/ Kush është autori i masakrës në Minneapolis: profili i errët dhe mesazhet që alarmuan autoritetet (Foto)

Tragjedia që goditi Minneapolis-in këtë javë ka marrë një kthesë edhe më të frikshme pas zbulimit të identitetit të autorit të masakrës. Ai është identifikuar si Robin Ëestman, në fillim të të 20-ave, i cili hapi zjarr mbi nxënës e mësues të shkollës katolike Annunciation gjatë meshës së mëngjesit të së mërkurës. Sulmi la të vdekur dy fëmijë, vetëm 8 dhe 10 vjeç, dhe plagosi të paktën 17 të tjerë, shumica fëmijë.

“Vrisni Donald Trump”/ Kush është autori i masakrës

Hetimet e para kanë zbuluar detaje shqetësuese mbi profilin e tij. Një sërë videosh të postuara në një kanal në YouTube, vetëm disa orë para sulmit, mendohet të jenë të lidhura me Ëestman. Në një prej tyre, shfaqet një fletore e kuqe e mbushur me shënime, skica armësh dhe shkrime enigmatike në anglisht dhe romakisht. Ajo që ka tronditur më shumë opinionin publik është fakti se disa nga karikatorët e armëve mbanin mbishkrime si “for the children” (“për fëmijët”) dhe “kill Donald Trump” (“vrisni Donald Trump”).

“Vrisni Donald Trump”/ Kush është autori i masakrës

Ky detaj i fundit ka ngritur dyshime mbi një motiv politik, por edhe mbi gjendjen e rëndë psikike të autorit. Policia e Minneapolis-it, nën drejtimin e shefit Brian O’Hara, konfirmoi se videot janë nën hetim dhe po verifikohet lidhja e tyre me Ëestman-in. “Ky është një akt i qëllimshëm dhune ndaj fëmijëve dhe besimtarëve të pafajshëm. Mizoria dhe frika që përcjell fakti se dikush shtiu mbi një kishë plot me fëmijë është krejtësisht e pakuptueshme,” u shpreh O’Hara.

Videot kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku një prej tyre, me një kohëzgjatje 20 minutëshe, është konsideruar si një lloj “manifesti” i sulmuesit. Në të shfaqen skema armësh, simbole të çuditshme dhe mesazhe që ende nuk janë deshifruar plotësisht. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë nëse këto shënime pasqyrojnë një ideologji të caktuar apo thjesht një gjendje mendore të shpërbërë.

“Vrisni Donald Trump”/ Kush është autori i masakrës

Ngjarja ka hapur menjëherë një debat të madh në SHBA: për sigurinë në shkolla, për ndikimin e radikalizimit online dhe për faktin se një person i paqëndrueshëm mendor mund të armatoset lehtësisht. Në të njëjtën kohë, përfshirja e emrit të Donald Trump në mesazhet e armikut të fëmijëve ka ndezur reagime politike, sidomos mes përkrahësve të tij, të cilët e shohin këtë si provë të retorikës së helmuar kundër ish-presidentit dhe tani kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota mbi gjendjen mendore të Westman, lidhjet e tij të mundshme me grupe të tjera apo një motiv të qartë. Por një gjë është e sigurt: shënimi “vrisni Trump” në karikatorët e armës së përdorur në masakër e ka kthyer këtë akt nga një tragjedi lokale në një çështje me përmasa kombëtare dhe politike në SHBA. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit