Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Brikenda Karricaj, duket se ka vendosur të heqë dorë nga ndërhyrjet estetike. Ajo ka larguar fillerat nga disa pjesë të fytyrës, duke rikthyer pamjen e saj natyrale.
Lajmin e bëri të ditur vetë Brikenda përmes një postimi në Instagram, ku shihet fytyra e saj pa mbushje.
“Natyra ime doli përsëri në pah… falë shkrirjes së fillerave. Më mirë, më e freskët, më e bukur”, shkroi ajo krahas postimit.









