Kjo është viktima e aksidentit tragjik me 6 vetura në Komoran

Një aksident i rëndë komunikacioni, i ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:15 në Rrugën Nacionale Pejë–Prishtinë, në Komoran, ka marrë jetën e Mirvedete Sukës, 62-vjeçare.

Në përplasjen zinxhir, ku u përfshinë gjashtë automjete, përveç viktimës që humbi jetën në vend, edhe tetë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas të dhënave të para, aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, duke shkaktuar përplasje të njëpasnjëshme në qendër të Komoranit.

Njësitë policore dhe ato të hetimeve dolën menjëherë në vendngjarje, së bashku me Prokurorin Kujdestar, kompaninë për mirëmbajtjen e autostradës dhe ekipet për tërheqjen e automjeteve.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar, pas trajtimit mjekësor, është ndaluar për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit