Sot janë publikuar mazhe të fëmijëve në Qytetin e Gazës duke u përpjekur të mbledhin ushqime të dhuruara në një kuzhinë të komunitetit.

Punonjësit humanitarë thonë se uria është intensifikuar gjatë 22 muajve të fundit të luftës për shkak të kufizimeve të ndihmës të vendosura nga Izraeli.

Dëshpërimi ka përfshirë territorin palestinez me më shumë se dy milionë banorë, të cilin ekspertët paralajmërojnë se përballet me “skenarin më të keq të urisë” për shkak të bllokadës së Izraelit.

Izraeli zbatoi një bllokadë të plotë mbi ushqimin dhe furnizimet e tjera për rreth dy muaj duke filluar nga marsi dhe organizatat e ndihmës thonë se dërgesat ajrore të ushqimit të lejuara ditët e fundit bëjnë shumë pak për të lehtësuar situatën.

Izraeli pretendon se objektivi i tij është të rrisë presionin mbi Hamasin për të liruar dhjetëra pengje që ka mbajtur që nga sulmi i tij më 7 tetor 2023, megjithëse vëzhguesit nga grupet, përfshirë OKB-në, e akuzojnë Izraelin për vrasjen e qëllimshme të palestinezëve nga uria si një mjet për spastrim etnik.

Në javët e fundit, bllokada e Izraelit e furnizimeve në territor me rrugë tokësore i ka shtyrë vendet të rifillojnë përpjekjet për të dërguar ndihma nga ajri.

Aeroplanët që fluturuan këtë mëngjes ishin të regjistruar në Jordani, Kanada, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Belgjikë, Francë.

Aeroplanët e parë iu afruan Gazës menjëherë pas orës 8:20 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa i fundit u largua nga zona rreth orës 9:40 të mëngjesit. Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit, në këtë operacion u përdorën gjithsej tetë aeroplanë.

Ndërkohëm që njerëzit në Gazën qendrore kanë nxituar të mbledhin ndihma pasi ato u hodhën nga ajri me parashutë sot.

Një numër vendesh kanë dërguar ndihma në Gaza, por organizatat humanitare thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar ndjeshëm situatën e rëndë. 








