E konfirmon policia: Vdes motoçiklisti i aksidentuar te “1 tetori”

Ka vdekur motoçiklisti i cili u përfshi në një aksident me një veturë te salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë”.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, ka humbur jetën.  Ekipet e mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes kanë konstatuar, se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, tha Pllana.

Tutje, ai u shpreh se njësia e trafikut të kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin në lidhje me rrethanat e aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit