spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Pasi Pacolli kaloi keq në RTK, Haxhiu del me “vendim”: Ta vendosim një fund për këtë valë shpifjesh

Pas një paraqitjeje të dobët të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në emisionin Info Plus në RTK, ku ajo u përball me pyetje të drejtpërdrejta nga gazetarja lidhur me përfitime financiare të familjarëve të saj nga buxheti i shtetit, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haxhiu i ka dalë në mbrojtje koleges së saj partiake, duke i quajtur akuzat ndaj Pacollit si “shpifje” dhe pjesë të një fushate për ta diskredituar.

“Të vendosim një fund për këtë valë shpifjesh dhe të mbrojmë atë që është e drejtë dhe e vërtetë,” shkruan Haxhiu, duke shtuar se deputetja Pacolli nuk ka asnjë përgjegjësi për çështjen në fjalë.

Reagimi i ministres Haxhiu erdhi pasi Pacolli nuk dha asnjë përgjigje për pyetjet që gazetarja ia parashtroi lidhur me akuzat për marrje të garantëve nga familjarët. Ajo e sulmoi gazetaren duke e quajtur të “nënshtruar”

Sipas ministres, deputetja Pacolli po përballet me akuza të pabaza, për një çështje për të cilën “nuk ka asnjë përgjegjësi, një fakt i thjeshtë që mund të provohet lehtësisht”.

Reagimi i plotë:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit