Një intervenim i Policisë së Kosovës është realizuar sot në rrugën “Wesley Clark”, në afërsi të stacionit të vjetër të autobusëve në Vushtrri.
Në pamjet e siguruara shihen zyrtarë policorë duke mbajtur nën kontroll një person, i cili ndodhet i shtrirë në tokë.
Deri më tani nuk dihen arsyet që çuan në këtë intervenim.
Gazeta do t’ju informojë për zhvillimet e tjera lidhur me rastin.









