Një i moshuar është plagosur me thikë nga një tjetër i moshuar.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Kanë qenë duke luajtur domino kur janë përfshirë në një sherr që përfundoi në plagosje me thikë.
Ngjarja te lulishtja pranë filialit të Postës Shqiptare. Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.
Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar u ndalua nga policia.






