spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Murati: Nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

Ministri i financave në detyrë, Hekuran Murati, njoftoi se nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

“Rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025”, tha ai.

Murati tha se kjo “përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit”.

“📍Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave. 📍 Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110. 📍Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit. 📍Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit