Një 18-vjeçare është arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një vajzë 12-vjeçare.
Sipas Policisë, e dyshuara është identifikuar dhe arrestuar pas sigurimit të provave materiale, përfshirë edhe një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale.
Në pamje, sipas njoftimit, shihet momenti kur 18-vjeçarja e sulmon dhe e rrah të miturën.
Gjithashtu, Gazeta ka publikuar dje pamje nga momenti i rrahjes.
Pas incidentit, 12-vjeçarja ka kërkuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet në koordinim me Prokurorinë.








