Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, një nga kundërshtarët e marrëveshjes së Lumir Abdixhikut për emërimin e Bekim Sejdiut si kandidat për president, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Zemaj ka thënë se ai mbetet “sot e përgjithmonë” në LDK.
“Rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi, Kosovë! ![]()
Sot e përgjithmonë, LDK!
Kam pritur, kam përcjellë, kam pritur përsëri. Por një gjë nuk ka ndryshuar: LDK-istët e Rugovistët mbeten aty ku kanë qenë gjithmonë, në rrënjët e tyre.
Rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit. Ato nuk janë krijuar nga lobime, financime apo pazare, as nga brenda e as nga jashtë vendit.
Janë rrënjë autoktone, të mbjella në vitin 1989, të ushqyera nga një shekull mbamendje, sakrifice dhe përkushtimi për Kosovën dhe shqiptarinë.
Prandaj, kushdo që mendon se mund ta ndryshojë identitetin tonë me presion, kalkulime apo interesa të çastit, duhet ta dijë një gjë:
LDK-ja nuk është pronë e askujt. Është histori, vlerë dhe besim i gjeneratave.
Ne vazhdojmë përpara, me krenari, me nder dhe me ndërgjegje të pastër.
Pa u lëkundur. Pa u përkulur. Pa asnjë shibel.








