Zeka reagon ndaj deklaratës së Maqedoncit: Rrenë e hipokrizi

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se Kosova mund të mbrohet nga Serbia edhe pa prezencën e KFOR-it.

Sipas Zekës, kjo deklaratë është një gënjeshtër e madhe dhe një manipulim politik.

“Ministri e ka lëshuar një rrenë aq të madhe, një hipokrizi dhe poshtërsi, vetëm për shkak të zgjedhjeve. Por nuk bëhet hajgare me ushtrinë dhe sigurinë e vendit”, tha ai.

Zeka sfidoi Maqedoncin dhe komandantët e tjerë të tregojnë me fakte se sa ushtarë serbë kanë vrarë gjatë luftës.

“Kur thotë ai se mund të mbrohemi nga Serbia pa KFOR-in, kjo më ka lënduar. Le të dalë ministri ose cilido komandant dhe të na tregojë me datë, orë dhe emra se sa ushtarë serbë ka vrarë gjatë luftës”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit