Zbutet Shkëlzen Gashi: Kandiqi ka bërë punë të jashtëzakonshme, faji është te institucionet e Kosovës

ADMOVERE, organizata joqeveritare e drejtuar nga Shkëlzen Gashi, ka reaguar edhe njëherë tjetër, tashmë me një gjuhë më të butë e falënderuese për punën e Natasha Kandiqit me Fondin për të Drejtën Humanitare.

Përmes një reagimi, ADMOVERE dhe INTEGRA, si dy nga organizatorët e ekspozitës për masakrat gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë se në ekspozitën e tyre nuk i kanë paraqitur si të armatosur viktimat në Masakrën e Dubravës.

Organizatorët e ekspozitës kanë thënë se vetëm kanë cituar listën e Fondit Humanitar ku sipas tyre 48 prej viktimave në këtë masakër paraqiten se të armatosur / ushtarë.

“ADMOVERE dhe INTEGRA e kanë lexuar me vëmendje reagimin e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë lidhur me Ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Sqarojmë se askund nuk kemi thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, 48 persona të vrarë në Burgun e Dubravës kanë qenë të armatosur e duke luftuar. As ne nuk nuk po themi që këta persona janë vrarë duke luftuar. Por, kemi thënë se në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona FIGUROJNË si të armatosur/ushtarë. Njëjtë thuhet edhe në listën e të vrarëve të Fondit për të Drejtën Humanitare”, thuhet në reagimin e tyre.

Organizata e drejtuar nga Gashi në reagimin e tyre kanë vlerësuar punën e Natasha Kandiqit, për çka kanë thënë se e konsiderojnë kredibile.

“ADMOVERE dhe INTEGRA assesi nuk kanë tentuar asnjëherë t’ia hedhin fajin Fondit për të Drejtën Humanitare, e aq më pak udhëheqëses së saj, zonjës Natasha Kandiq. Përkundrazi, ne e vlerësojmë lart punën e saj dhe të organizatës që ajo e udhëheq. Ne vazhdimisht e kemi cituar Fondin për të Drejtën Humanitare, përfshirë edhe listën e të vrarëve të hartuar nga kjo organizatë, pikërisht për shkak se e konsiderojmë listë më të plotë e më kredibile. Pavarësisht vërejtjeve që i kemi për të, ne e konsiderojmë punën e saj si të jashtëzakonshme”, thuhet në reagimin e tyre.

Krejt në fund, dy organizatorët e ekspozitës në sheshin e Prishtinës ia kanë hedhur fajin institucioneve të Kosovës që nuk kanë një listë të saktë të viktimave gjatë luftës së fund.

“ADMOVERE dhe INTEGRA konsiderojnë se faji i vërtetë që Kosova akoma nuk ka listë të saktë të të vrarëve, u takon institucioneve shtetërore. Prandaj, bëjmë thirrje edhe njëherë që shoqëria dhe institucionet të mobilizohen dhe t’i përvishen një pune të tillë të jashtëzakonshme e komplekse”, thuhet në reagim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit