Yamal tejkalon Ronaldon dhe Messin në Kosovë, emri i yllit të ri të futbollit po bëhet më i preferuar

Futbolli duket se po lë gjurmë edhe në zgjedhjen e emrave për fëmijët në Kosovë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se emrat e yjeve të futbollit botëror janë përdorur nga prindërit kosovarë si frymëzim për fëmijët e tyre.

Në listën e emrave të regjistruar, më së shumti bie në sy emri Jamal, i cili figuron te 47 persona, duke kaluar në popullaritet emra të njohur si Ronaldo dhe Messi.

Emri Ronaldo është regjistruar te 12 persona, ndërsa Messi te vetëm 2 persona. Po ashtu, në Kosovë gjenden edhe persona me emra të inspiruar nga yje të tjerë të futbollit, si Salah me 5 raste, Kylian me 2, Beckham me 2, Henry me 2, Zidan me 2 dhe Romario me 2.


Në listë janë edhe emra si Fernandes dhe Gerard, të cilët figurojnë me nga një rast.

Fenomeni tregon ndikimin e madh që kanë futbollistët e njohur te tifozët, me yjet e rinj të këtij sporti që po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet edhe jashtë fushës së lojës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit