DREJTËSIA NUK MUND TË MBYLLET ME HESHTJE!

Shkruan: Rasti Ramadani Dhe Kiçina

Tashmë, rasti i Ramadanit dhe Kiçinës do t’u drejtohet edhe deputetëve të Kuvendit, duke ua vënë në dispozicion materialet e lëndës dhe duke kërkuar që të shqyrtohet seriozisht mënyra se si është zhvilluar ky rast.

Do të kërkojmë përgjigje: Si nisi hetimi? Si u përfshinë emrat? Si dhe pse u zëvendësuan emrat? Çfarë ndodhi me provat që pretendohet se humbën? A pati neglizhencë apo mbyllje sysh nga ndërkombëtarët? Dhe mbi të gjitha: a u bë gjithçka që duhej për të zbardhur të vërtetën dhe për të mos dënuar njerëz të pafajshëm?

Nuk kërkojmë favore. Nuk kërkojmë hakmarrje. Kërkojmë HETIM për çdo padrejtësi të mundshme, përgjegjësi për çdo shkelje dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Nëse janë bërë manipulime, nëse janë zhdukur prova, nëse janë ndryshuar emra apo janë anashkaluar fakte, atëherë institucionet kanë detyrim t’i hetojnë këto pretendime deri në fund.

Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe askush nuk duhet të mbetet viktimë e një padrejtësie të pahulumtuar.

Lënda do të flasë me dokumente. Faktet duhet të verifikohen. Përgjegjësia duhet të përcaktohet.

Kërkojmë vetëm një gjë: TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit